Mbi 20 punonjës të drejtorisë së policisë Korçë dhe drejtorisë së Kufirit e Migracionit janë pezulluar nga detyra si dhe janë proceduar penalisht.
Sipas burimeve nga prokuroria, punonjësit e policisë akuzohen se kanë abuzuar me fondet sa i përket dietave, shërbimeve, shpenzimeve të tjera të shërbimit të Frontex dhe falsifikimit të dokumenteve.
Hetimi është i shtrirë në periudhën 2020-2024 dhe sipas burimeve abuzimi financiar kap një vlerë të konsiderueshme.Gjithashtu po hetohen në gjendje të lirë edhe 15 punonjës të tjerë, raporton gazetarja Lorena Kodra.