Pezullohet lundrimi në Durrës/ Moti i keq dhe era e fortë, ndalohet dalja në det e anijeve të vogla

0

Pezullohet lundrimi për anijet e vogla dhe të peshkimit në Durrës. Shkak për këtë është bërë moti i keq dhe era e fortë që ka përfshirë qytetin bregdetar.

“Gjiri është përfshirë nga mot i paqëndrueshëm me erë të fortë dhe stuhi gjë që ka bërë që kapiteneria të marrë masa dhe duke mos lejuar sektorin e peshkimit.

Deti është i trazuar dhe për këtë arsye për të mos pasur problematika është parë e udhës që anijet e peshkimit të mos lejohen të lëvizin.“, raportohet.