Pi, por s’gaboj/ Meta: Monika thoshte do bëj Bashën kryeministër, unë qeshja.

0

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi donte që kryedemokratim Lulzim Basha të bëhej kryeministër. I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euroneës, Meta tha se Monika i ka treguar se do e bënte Bashën, kryeministër, ndërkohë që ai e merrte këtë gjë me të qeshur. Ai gjithashtu ka thënë se asnjëherë nuk e tepron me pijen.

‘Monika është një revolucionare dhe e ka tepruar ndonjëherë me dozën e sinqeritetit. Thoshte do bëj Bashën kryeministër dhe ka luftuar shumë për këtë gjë, por unë qeshja. Kishin krijuar një kshu në fakt…i thonin gocës së vogël, shiko thuaj babit se po bërtet shumë, shiko se ka pirë e kjo këtu e…Edhe Monikë e këto. Moj i thoja unë, mos ki kaq shqetësim se e para unë s’e teproj me pijen, e dyta, unë kam bërë shkollën e Dritëroit të madh e të Fatos Nanos, në drejtimin e pijes domethënë, kemi pirë e s’kemi gabuar. U kam çuar letër zyrtare dy deputetëve unë, për të mos thënë njëri kryetar tjetri kryetare e ju kam thënë bashkëpunoni për çështje të zgjedhjeve. Ajo e pastroi partinë,” tha Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu