Në qytetin e Belshit janë paraqitur rastet e para të pickimeve nga insektet, ndonëse sezoni i korrjes dhe punëve intensive bujqësore ende nuk ka nisur plotësisht. Më të prekurit janë fermerët që kultivojnë kulturat bujqësore në zonë, duke qënë se i referohemi një zone bujqësore.
Mjeku Agim Hasko nga qendra shëndetësore e Belshit thotë se shumica e pickimeve ndodhin për shkak të pakujdesisë dhe mungesës së masave mbrojtëse gjatë punës në terren.
Mjeku apelon që fermerët të tregojnë kujdes të shtuar, duke spërkatur ambientin e punës me preparate specifike që ndihmojnë në largimin e insekteve dhe zvarranikëve, si dhe mbajtjen e kutisë së ndihmës së shpejtë me vete.
Bluzat e bardha theksojne nevojën për më shumë informim nga farmacitë bujqësore dhe institucionet lokale.