Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një vizitë në Azerbajxhan. Ai u takua me autoritetet më të larta të vendit përfshirë edhe Presidentin Ilham Aliyev.
Në përfundim të takimit Presidenti azer i dhuroi Kryeministrit shqiptar një pikturë me një simbolikë të veçantë.
‘H.E. Z. Ilham Aliyev, President i Azerbajxhanit, i ka dhuruar sot një pikturë të znj.Leyla Aliyeva, nënkryetare e Fondacionit Heydar Aliyev, H.E.Z. Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.
Pikturë shumë simbolike dhe me kuptim të thellë’!, citohet në njoftim.
Më herët, përmes një postimi në rrjete sociale kreu i qeverisë shqiptare bëri me dije se është takuar me Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
“Me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, për një bilanc të ecurisë së marrëdhënieve pas vizitës së tij në Shqipëri, ku u vendosën piketa të rëndësishme konkrete bashkëpunimi, si edhe për ta falenderuar për dekretin presidencial të çeljes së ambasadës së Azerbajxhanit.
Vizita e Ramës në Baku vjen 3 javë pasi Aliyev vizitoi Tiranën. Infoweb Media