Mediat shkruajnë se futbollisti mund ta ketë nisur lidhjen aktuale shumë më herët se 4 qershori, kur u njoftua ndarja nga Shakira. Fillimisht u besua se të dy e njihnin njëri-tjetrin sepse Chia punon në Kosmos, kompaninë e futbollistit.
Pak ditë pasi konfirmoi lidhjen me Clara Chia-n, Gerard Pique është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Çifti u panë së bashku këtë fundjavë pasi po merrnin pjesë në një dasmë, të rrethuar nga miqtë dhe familja e lojtarit.
Ka qenë revista Hola ajo që ka publikuar fotot e tyre.
Mediat shkruajnë se futbollisti mund ta ketë nisur lidhjen aktuale shumë më herët se 4 qershori, kur u njoftua ndarja nga Shakira. Fillimisht u besua se të dy e njihnin njëri-tjetrin sepse Chia punon në Kosmos, kompaninë e futbollistit. Megjithatë, Vanitatis sapo ka zbuluar të vërtetën mbi këtë temë. “Clara ishte një kamariere në një nga klubet ku Pique shkoi për të festuar me Riqui Puig dhe shokët e tjerë të skuadrës.
“Në atë kohë, thashethemet për një ndarje me këngëtaren ishin të forta, ajo që nuk dinim ishte se lidhja ishte prishur tashmë dhe ata jetonin të ndarë”, tha një shok i Pique.