Pique “e tradhëtoi” Messin! Ai i dha mendimin Laportës ta largonte “Pleshtin” nga Barça…

0

 Sipas raporteve nga “El Pais”, mbrojtësi katalan Gerard Pique e këshilloi presidentin Joan Laportan që të linte Lionel Messin të largohej, për të zgjidhur çështjen në lidhje me “Fair Play”-in financiar të Barcelonës.

Gazeta thekson, se qendërmbrojtësi 35-vjeçar i kishte thenë kreut të klubit katalan të Barcelonës, se pavarësisht lamtumirës së kampionit argjentinas, asgjë tjetër nuk do të ndodhte.

Një bisedë kjo mes palëve që ka arritur në veshin e Lionel Messit, i cili është ndjerë i tradhtuar nga një bashkëlojtar historik.

Të gjithë e dimë fundin e historisë, me kalimin e “Pleshtit” te Paris Saint-Germain, marrëdhëniet me Gerard Pique, i përkasin të kaluarës…