Aksident te kryqëzimi i Rrilës në Lezhë. Dy mjete janë përplasur ditën e sotme me njëra-tjetrën në këtë aks rrugor, duke lënë pas dëme të shumta materiale. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka asnjë person të lënduar. Siç shihet në foto policia ka rrethuar zonën. Kjo ka sjellur dhe bllokim e rëndim të trafikut.

Ende nuk ka njoftim zyrtar për aksidentin e ndodhur.





