Pistoletë sportive, kallash, dhe fishekë/ 18-vjeçarit i gjendet arsenal armësh

0

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blic”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Sekuestrohen 1 armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte me armë zjarri, menjëherë kanë organizuar punën dhe në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kockave”, Plepa, Durrës, në kuadër të operacionit “Blic”, kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e 18-vjeçarit R. C., banues në Shakllnur, Durrës.

Gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjet një pistoletë sportive. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën 1 armë zjarri kallashnikov dhe 4 krehra automatiku me fishekë luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu