Pitoni del nga tualeti dhe kafshon 65-vjeçarin në zonën gjenitale

0

Një burrë nga Austria përjetoi një nga ankthet më të mëdha që u shndërrua në realitet. Gjithçka ndodhi kur një piton, i cili kishte rrëshkitur nëpër tubat e kanalizimeve, doli nga tualeti i tij ndërsa ai ishte ulur dhe e kafshoi.

I tronditur, 65-vjeçari në qytetin e Grazit u kthye për të parë pitonin e gjatë 1.6 metra brenda tualetit të tij.

Sipas përshkrimit të personit, që thuhej i në njoftimin e policisë, sapo u ul ai ndjeu “një kafshim në zonën gjenitale”.

Gjarpri, me origjinë aziatike, i cili mund të arrijë një gjatësi prej 9 metrash, u arratis nga një apartament fqinj pa u vënë re përmes tubave të kanalizimeve.

Një specialist i gjarpërinjve, i cili u thirr nga shërbimi i urgjencës, e largoi gjarprin nga tualeti, e pastroi dhe ia ktheu pronarit të tij.

Viktima mori ndihmën e parë në spital për lëndime të lehta.

Fqinji 24-vjeçar, i cili mban 11 gjarpërinj në banesën e tij, të gjithë jo helmues, u thirr në zyrën e hetuesit për shkaktimin e dëmtimit trupor nga pakujdesia.