Piu aksidentalisht raki pasi kujtoi se në bidon kishte ujë, vdes tragjikisht fëmija 2-vjeçar në Devoll

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Devoll, ku një 2-vjeçar ka mbërritur i pajeTë në spital.

Burime bëjnë me dije se fëmija i gjinisë mashkullore, në kohën kur nëna kryente punët e shtëpisë, ka marrë një bidon gjysëm litër që e ka menduar se ka qenë me ujë, por ka qenë me raki.

Dhe sipas mjekëve i ka bllokuar rrugët e frymëmarrjes duke i sjellë vdekjen. Nëna e ka gjetur të shtrirë në dysheme dhe e kanë cuar menjëherë në spital por fatkeqësisht fëmija ka ndërruar jetë në banesë.

Njoftimi i policisë:

Paraditen e sotme, në spitalin e Bilishtit, ka mbërritur i pajetë një i mitur 2-vjeçar, nga fshati Sul, Devoll.

Nga të dhënat e para dhe deklarimet e stafit mjekësor, dyshohet se fëmija ka humbur jetën pasi ka konsumuar aksidentalisht një sasi pije alkoolike (raki), nga një shishe që familjarët e kishin lënë në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu