Pjesë e formatit të saj dikur/ Olsa Muhameti ‘kërcënon’ hapur Tean: Kam zgjedhur të hesht por…

0

Autorja e programit ‘Përputhen’, Olsa Muhameti ka komentuar pjesëmarrjen e banorëve në shtëpinë e BBVIP, disa prej tyre dhe ish-konkurrentë të formatit të saj.

Olsa ka folur për Tea Trifonin dhe raportin që ka ajo me të, pas situatës së ndodhur gjatë Përputhen ku rezultoi se lidhja e Teas me Andin ishte skenar.

Olsa tha se Tea vazhdon akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë dhe se ajo mund ta kishte dëmtuar tepër si personazh, por ka zgjedhur të heshtë.

“Gjërat mes meje dhe Teas nuk janë sheshuar tamam, por kam qasjen që gjithmonë t’i respektoj dhe t’i fal. Tea vazhdon akoma dhe akuzon të tjerët për situata që i ka krijuar vetë dhe është bërë pjesë e lojës vetë, pa e drejtuar askush nga ne. Tea i di shumë mirë këto. Unë Tean mund ta kisha dëmtuar shumë si personazh, por heshta në atë kohë dhe po hesht sepse nuk kam dashur ta dëmtoj”, u shpreh Olsa tek ‘Wake Up’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu