Pjesë e grupit të Laert Haxhiut, ja vrasjet e zbardhura nga dëshmia e Artan Tafanit

0

Policia e Lushnjes ka arrestuar disa ditë më parë Artan Tafanin, të riun e shpallur në kërkim si autor i grabitjes së një exchange në zonën e Astirit në Tiranë.

Nga hetimet, rezulton se Tafani është pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnje.

Ndërkaq, nga dëshmia e tij janë zbardhur 6 vrasje, që sipas burimeve janë, vrasja e Çajup Selimit, Alban Semakut, Albi Bashaliut, Lulzim Qorrit, Fridmand Xhaferrajt dhe Dikens Halilit.

Tafani ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa aktualisht pas deklarimeve të tij Policia dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete për të shoqëruar personat, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje kriminale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu