Pjesë e një bande kriminale! Arrestohet “muratori” shqiptar në Itali, iu gjet kokainë dhe armë në banesë

0

Një 35-vjeçar shqiptar ështv arrestuar së fundmi në Itali pasi bënte pjesë në një bandë kriminale. Bëhet me dije se 35-vjeçari ishte murator me banim në Cassola përveçse ishte pjesë e bandës kriminale të cilët vidhnin shtëpi. Vjedhja e fundit e kësaj bande ishte në shtëpinë e një zyrtari publik.

Në shtëpinë e të riut shqiptar u krye një kontroll ku janë gjetur dhe sekuestruar 95 gramë kokainë dhe një revole Bulldog kalibri 320 pa markë dhe numër serial. Banda kriminale përbëhej edhe nga dy shqiptarë të tjerë me banim në Parma.

Shqiptari u dërgua në burgun Vicenza për të pritur seancën e vlefshmërisë, e cila u mbajt mëngjesin e së hënës dhe në përfundim të së cilës gjyqtari dënoi 35-vjeçarin me burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu