Menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spital kishte mbërritur 20 vjeçari, banues në Kurbin, i plagosur në pjesë të ndryshme të trupit me mjet prerës, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, kanë organizuar punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e arrestimin e autorëve të dyshuar.
Si rezultat, falë organizimit dhe ndërhyrjes në kohë të shërbimeve policore, është bërë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve J. Ç. (K.) 33 vjeç dhe E. K. 31 vjeç (vëllezër), banues në Kurbin, për veprat penale “Vrasje me dashje ‘kryer në bashkëpunim’ mbetur në tentativë” dhe “Dhunimi i banesës”.
Dy vëllezërit, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta me të plagosurin,i kanë shkuar në banesë dhe e kanë dhunuar fizikisht si dhe plagosur me mjet prerës. I plagosuri ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën asistencën mjekësore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.