GREQI- Dy shqiptarë janë plagosur me thikë nga bashkëatdhetari i tyre në ishullin Rhodos të Greqisë. Mësohet se një 23-vjeçar ka plagosur me thikë në qafë një 31-vjeçar, i cili punonte si DJ në klubin e natës, e po ashtu edhe kushëririn e tij. Duket se sherri mes tre shqiptarëve ka qenë për arsye banale pasi 23-vjeçari gjatë darkës ka provokuar DJ duke e bezdisur teksa ai luante muzikë.
Në momentin që ai është drejtuar së bashku me kushëririn e tij në makinën e tyre për tu larguar, 23-vjeçari i ka provokuar ata sërish më fjalë, e më pas i ka plagosur. Ngjarja nuk është denoncuar, por pasi mbërritjes në spital të dy shqiptarëve, policia ka nisur hetimet për ngjarjen.