Plagosen rëndë dy persona, mjeti përfundon i shkatërruar në anë të rrugës

0

Një aksident raportohet të ketë ndodhur në Maliq, në afërsi të fshatit Kolanec. Mësohet se një mjet ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë lëndime dy persona, drejtuesi dhe pasagjeri.

Dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nga pamjet shihet teksa makina është kthyer përmbys. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu