Plagoset me armë zjarri 29-vjeçari, autori arrin të largohet

0

Një 29-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri pas një konflikti të çastit në ambientet e një lokali në Mabë të Lezhës të ndodhur në superstradën Lezhë-Shkodër.

I riu i identifikuar është Odise Simoni, i cili ka mbetur i plagosur në krah, pasi është qëlluar me armë zjarri nga D.R. Ai është dërguar me shpejtësi në spitalin e Lezhës, ku po merr mjekimin e duhur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes duke lënë të plagosur të riun. ‘Blutë’ po kreh zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit.

Sipas policisë, grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu