Si ndodhi plágosja e Odise Simonit, policia zbardh ngjarjen

0

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë në Lezhë ku nga të shtënat me armë zjjarri ka mbetur i plagosur një person që sipas burimeve për Faxweb.al quhet Odise Simoni 29-vjeç nga fshati Dajç i Lezhës.

Paraprakisht mësohet se i riu ndodhet në Spitalin Rajonal të Lezhës ku po merr ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa ngjarja sipas policisë ka ndodhur pas një konflikti të çastit. Policia e Lezhës e ka identifikuar autorin dhe po punon për kapjen e tij.

“Në fshatin Mabë, Lezhë, pas një kònflikti të çastit shtetasi D.R.,40 vjeç ka plágòsur me armë zjárri në dorë shtetasin Odise Simonin 29 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal, Lezhë dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrèzikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë dhe të Komisariatit të Policisë Lezhë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit”, njoftojnë blutë e Lezhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu