Plagoset me thikë 35-vjeçari në Mamurras/ Autori i paidentifikuar

0

MAMURRAS- Një 35-vjeçar nga Mamurrasi është goditur me thikë dhe për pasojë ka marrë lëndime në trup.

Ai ka dëshmuar në polici se një person e ka qëlluar me thikë, por nuk ka arritur ta  identifikojë  dot agresorin, për shkak të errësirës.

Sipas policisë, i plagosuri Taulant Tuga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Vijjon puna për kapjen e autorit të kësaj ngjarjeje.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu