Plagoset minatori në Bulqizë, 51-vjeçari në gjendje të rëndë

0

Një minator është plagosur në Bulqizë.

Sipas policisë, 51-vjeçari Arben Kuka, me profesion armator në një minierë, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, pasi është dëmtuar gjatë procesit të punës në këtë subjekt, në zonën D të minierës.

Burime pranë spitalit të Bulqizës bëjnë me dije se i aksidentuari në minierë është nisur me urgjencë më ambulancë drejt spitalit të Traumës, pasi kishte fraktura të rënda në trup.Ok