Plagoset Vali Corleone, dyshohet se u qëllua nga bashkëjetuesja e tij

0

Në orët e para të mëngjesit të sotëm është plagosur Princ Valentino Corleon. Sipas raportit të mjekut Vali është jashtë rrezikut për jetë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një 22-vjeçare e cila dyshohet se e ka shkrepur armën, teksa ka konfiskuar një pistoletë dhe 40 fishekë.

Express mëson nga burimet se 22-vjeçarja që ka shkrepur armën është A.S, e cila bashkëjeton që një kohë me Vali Corleonen, madje e njëjta kishte reaguar edhe para pak muajve, kur Vali ishte arrestuar nën dyshimin se kishte kanosur babanë e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu