Plagosi bashkëqytetarin pas konfliktit për pronësinë, gjykata lë në burg ish-drejtorin e OSHEE

0

Gjykata e Lezhës i ka dhenë masën e sigurisë arrest me burg, ish drejtorit te OSHEE ne Mirditë Leonardo (Altin ) Nikolli 41 vjec.

Ai u arrestua nga policia e Lezhës për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” vetëm pak ditë më parë.

Ndalimi i tij u bë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 14.02.2022, në Mirditë, ku shtetasi Leonardo Nikolli, ka bërë kallëzim se pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin Pavlin Gjoka djali i këtij të fundit, shtetasi Marin Gjoka ka tentuar që të qëllojë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.M. (i afërm i L.(A).N.), por shtetasi L.(A).N. ka ndërhyrë dhe i ka marrë armën .

Në përfundim të veprimeve hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, ka rezultuar se shtetasi Leonardo Nikolli gjatë konfliktit, ka dhunuar shtetasin Marin Gjoka., duke i shkaktuar dëmtime fizike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu