Prishtina u trondit ditën e djeshme nga ngjarja e rëndë, ku stilisti i njohur 34-vjeçar, Festim Isufi, goditi me thikë bashkëshorten e tij dhe më pas vrau veten.
Stilisti i njohur u gjet i vdekur në vendngjarje, pasi nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve me thikë. 30-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për marrjen e ndihmës së nevojshme, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë, bashkëshortja e tij, 30-vjeçarja Rina Maloku, ka reaguar sot përmes një postimi në Instagram. Ajo ka ndarë një fotografi krah të shoqit, teksa ndan edhe një mesazh lamtumire: “Prehu i qetë jeta jem, humbja jote e papritshme na ka lënë me dhimbje të papërshkrueshme. Të du e të kujtoj si njeri të mirë, të buzëqeshur si ishe.”