Plagosi me armë zjarri të miturin në Pukë, arrestohet 17-vjeçari (EMRI)

0

Policia ka arrestuar mbrëmjen e sotme 17 vjeçarin, i cili plagosi me armë ditën e djeshme një 11 vjeçar në Pukë.

Adoleshenti Robert Cara qëlloi me armë zjarri 11-vjeçarin në këmbë, duke i shkaktuar plagë të rënda.

I mituri u transportua me helikopter në spitalin e Traumës për të mjekim më të specializuar.

Mësohet se ai u arrestua këtë mbrëmje nga Policia e Lezhës, ndërsa një ditë më parë u raportua se 17 vjeçari e qëlloi aksidentalisht të miturin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu