Plagosi me thikë dy bashkëmoshatarë, shoqërohet 14-vjeçari

0

Një adoleshent që ka plagosur me thikë dy bashkëmoshatarë të tij është shoqëruar në polici. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, rreth orës 13:00 në Krujë, pas një konflikti të çastit.

14-vjeçari me iniciale K. G., ka plagosur me thikë një tjetër 14-vjeçar me iniciale E. Sh., dhe 15-vjeçarin F. M., 15 vjeç, banues në Krujë.  Të miturit ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Adoleshenti që plagosi dy bashkëmoshatarët ndodhet në polici për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu