Plagosi të miturin më thikë, arrestohet pas dy ditësh 27-vjeçari

0

Një 27-vjeçar me iniciale N.K. është arrestuar nga policia pasi ishte shpallur në kërkim, sepse dy netë më parë plagosi me thikë një 16-vjeçar në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit N. K., 27 vjeç.

Ky shtetas, më datë 02.08.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin e mitur J. K., 16 vjeç”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu