Zjarri izolon dy vajza teksa kullosnin bagëtitë në Gjormë. Digjen banesa dhe bagëti

0

 

Zjarri në Gjormë përvecse shkrumboi banesa dhe dogji totalisht bagëtitë, rrezikoi edhe jetën e dy vajzave nga familja Memaj të cilat po kullosnin bagëtitë e tyre dhe janë rrethuar nga flakët. Burimet bëjnë me dije se ato janë vendosur në një banesë dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Banorët u shprehën shumë të shqetësuar duke thënë se asnjëherë më parë nuk kishte ndodhur një zjarr i përmasave të tilla dhe se situata është mjaft emergjente.

“Nuk ka ndodhur kurrë më parë të digjet vendi kështu, kanë mbetur edhe disa familje të izoluara në stane dhe gjendja është shumë serioze. Era po bën që flakët të përhapen shumë shpejt dhe nuk e dime si do përfundojë e gjithë kjo“- u shpreh nj0δ banor i zonës.

Konfirmohen 4 stane me bagëti të djegura dhe mbeten në rrezik permanent edhe të gjithë banorët e lagjes Neshtë të cilët mbetën të izoluar brenda banesave që fatmirsisht nuk janë prekur nga zjarri. Zjarri po përhapet si pasojë e erës në drejtim të fshatrave Gumenicë, Kote, Velçë. Mësohet se zjarri ka mbërritur në fshatin Umenisht ku ka hyrë në pyll dhe rrezikohen edhe fshatra të njësisë administrative.

Është konfirmuar që do të ketë disa ushtarë që do të mbërrijnë në vendngjarje për të neutralizuar flakët por dëmi është shumë i madh dhe akoma nuk ka një bilanc zyrtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu