Plagosja e 19-vjeçarit/ Autori i arrestuar për dhjetra plagosje, djali i nënkampiones së qitjes

0

Klajdi Kodra është identifikuar nga policia, si personi i cili qëlloi me armë zjarri ndaj 19-vjeçarit Reginaldo Kaçorri, pas një konflikti të çastit në një lokal në rrugën “Liman Kaba” ditën e sotme në Tiranë.

Kodra është djali i nënkampiones së qitjes Lindita Kodra, një person me precedentë të theksuar kriminal, i arrestuar për disa plagosje në kryeqytet.

Ai është arrestuar në vitin 2017 si një ndër organizatorët e atentatit ndaj Mariglen Hoxhës tek “Komuna e Parisit”.

Kujtojmë se në vitin 2010, në rrugën “Vasil Shanto” mbetën të plagosur vëllezërit Klajdi dhe Roland Çeço, 25 dhe 27 vjeç. Policia asokohe shpalli në kërkim 20-vjeçarin Klajdi Kodra, si autor i dyshuar për plagosjet.

Ndërkaq, në vitin 2011, 21-vjeçari Kodra ka qëlluar me armë për të vrarë një 26-vjeçar, i cili fatmirësisht shpëtoi.

Sipas policisë asokohe, u shpall në kërkim shtetasi Klajdi Fatmir Kodra, pasi në rrugën “Ymer Kurti”, në Tiranë, pas një grindjeje për motive të dobëta, midis Kodrës dhe shtetasve Roland Laçi dhe Elvis Burimi, në grindje e sipër dyshohet se shtetasi Klajdi Kodra ka qëlluar me armë zjarri, duke plagosur shtetasin Roland Sabri Laçi, 26 vjeç, me banim në Tiranë, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, në vitin 2013, ndodhi një plagosje me armë zjarri pranë Liqenit Artificial. Personi i plagosur, Klajdi Kodra është qëlluar me plumb në këmbë. Plagosja ka ndodhur pas një konflikti të çastit, ku shkas dyshohet të ketë qenë një çështje e lëndëve narkotike.

Por shtatorin e 2016-ës Klajdi Kodra ka shkaktuar edhe një tjetër incident. Pasi ka dalë nga burgu ai është konfliktuar me një polic dhe i ka grisur edhe uniformën.

Policia kishte ndaluar atë dhe shokun e tij Bledar Matoshi, 27 vjeç pasi lëviznin me armë nëpër qytet. Më pas, Kodra i ka kundërshtuar forcat e rendit dhe i ka grisur uniformën policit.

Ndërsa në 2016, ai ka plagosur me mjete te forta Flamur Cullhajn te “Komuna e Parisit” pas nje sherri banal.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu