Plagosja e bashkëshortëve, reagon policia: U qëlluan pranë banesës

0

Preng Paluca dhe Antoneta Paluca, burrë e grua kanë mbetur të plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Kamëz. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:15, në rrugën “Kosova”, Kamëz.

Mësohet se në rrethana ende të paqarta, në afërsi të banesës së tyre, janë qëlluar nga një person ende i pa identifikuar, Preng Paluca., rreth 50 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja Antoneta Paluca, rreth 41 vjeçe, të cilët u dërguan në spital, dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Preng Paluca po kryen një operacion, ndërsa bashkëshortja e tij është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe po kryejnë kontrolle me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarje, si dhe mbledhjen e çdo prove të mundshme që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu