Plagosja me armë në Kurbin, ndërron jetë 70-vjeçari

0

Policia na bën me dije se nga ngjarja e ndodhur në Kurbin, ka ndërruar jetë shtetasi Selman Mihana, 70 vjeç, i cili ishte ekonomisti i firmës ku ndodhi ngjarja.

Gjithashtu, është plagosur dhe shtetasi Ardian Gjeloshi, 51 vjeç, i cili është pronari i firmës dhe që aktualisht ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.