Plagosja në Fier/ Autori rezulton me 3 emra

0

FIER-Autori i plagosjes së djeshme në Fier, rezulton se përdor tre emra, e për pasojë dyshohet se është person me precedentë kriminalë. Altin Nika, është autori i cili plagosi me armë zjarri Dashamir Muçën, që ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rëndë për jetën.

Pas ngjarjes, Policia është vënë ndjekje të autorit duke ngritur disa pika postblloku. Nika, dyshohet se ka marrë rrugën kryesore në drejtim të Vlorës, ndaj dhe grupet e Policisë kanë qëndruar në terren për të bërë të mundur arrestimin e tij, por pa mundur ta kapin.

Policia ka marrë një sërë dëshmish në lidhje me të dy personat, ndërkohë që janë sekuestruar edhe një sërë pamjesh filmike, të cilat pretendohet të hedhin dritë mbi atë moment. Po ashtu janë marrë dëshmitë e familjarëve të të dyja palëve, ndërkohë që deri orëve të vona të së djeshmes Policia nuk ka mundur dot të marrë një dëshmi konkrete nga personi i plagosur.

Ngjarja e rëndë tronditi ditën e djeshme qytetin e Fierit. Altin Nika qëlloi me armë zjarri mbi Dashamir Muçën dhe njëherësh të njohur të tijin. Ndërkohë që i plagosuri ka mbetur në tokë pas plagës së marrë, autori bashkë me armën e krimit është larguar në drejtim të paditur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu