Digjet gjatë natës mobileria, ja çfarë dyshohet

0

Një mobileri është përfshirë nga flakët pak pas mesnate në Pogradec. Siç njofton policia zjarri ka rënë në mobilerinë në pronësi të shtetasit G.F.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2023, rreth orës 01:00, në aksin rrugor Pogradec-Gështenjas, në afërsi të kryqëzimit të fshatit Rëmenj, Pogradec, ka rënë zjarr në një mobileri në pronësi të shtetasit G. F., banues në Pogradec. Shërbimet e zjarrfikëses bënë të mundur fikjen e zjarrit, si pasojë e të cilit kishte vetëm dëme materiale.

Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të ketë rënë, nga shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor po kryen veprimet me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu