Plagosja në Kosovë, 21-vjeçari: Dolëm të bënim një foto, erdhi një makinë e më qëlloi, me siguri janë shqiptarë

0

KOSOVË- Millosh Stojanoviç, i riu i cili mbeti i plagosur ditën e sotme afër Shtërpcës ka shpjeguar për ‘Blic’ se si ka ndodhur ngjarja:

‘Ne shkuam për Krishtlindje si çdo vit. Ne dolëm rrugës për të bërë foto, pasi bëmë foto erdhi një makinë, nuk e di se cila, më qëlloi një plumb, u godita në krah. Me siguri janë shqiptarë, nuk jemi ende të sigurt. Menjëherë pas të shtënave kanë ikur, janë zhdukur’- tha i plagosuri.

Shoku i tij, një nga djemtë që ishte i pranishëm në vendin e ngjarjes, tha:

‘Arritëm në fshat, në hyrje ndaluam për të bërë foto, pastaj erdhi një burrë, rrokullisi dritaren, nxori një armë dhe qëlloi mbi ne. Dy shokët e mi u goditën dhe ata ikën menjëherë’

Dy djem serbë, kushërinjtë Stefan Stojanoviç, 11-vjeç dhe Millosh Stojanoviq 21-vjeç, u plagosën sot në Gotovushë afër Shtërpcës. Një shqiptar vendas qëlloi mbi ta nga një makinë në lëvizje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu