Plagosja në piceri/ Shpallet në kërkim autori. Arrestohen tre punonjës, nuk kallëzuan ngjarjen

0

Zbardhet plagosja e ndodhur në një piceri në zonën “Ali Demi:” në Tiranë, ku mbeti i plagosur një 15-vjeçar.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një 22-vjeçar, punonjës i picerisë, i cili dyshohet se e ka qëlluar me armë zjarri atipike 15-vjeçarin, gjatë një konflikti për motive të dobëta.

Arrestohen dhe 3 punonjës të picerisë dhe shpallet në kërkim administratori i saj, pasi nuk kanë kallëzuar për ngjarjen dhe kanë kryer veprime për të penguar zbardhjen e saj.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetase 15 vjeçe, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.