Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në lagjen nr.4 të qytetit të Durrësit.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një konflikt i çastit mes dy fqinjëve, ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit.
Shtetasi 50-vjeçar, autor i plagosjes, qëlloi drejt fqinjit të tij, 40-vjeç, i cili është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën dhe vijon puna për kapjen e autorit,
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.