Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Lezhë.
Burime bëjnë me dije për InfoWebTv, se personi është dërguar i plagosur rëndë në spitalin e Lezhës.
Dyshohet se plagosja e tij ka ndodhur në zonën e Shënkollit, por nuk dihen ende rrethanat.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendgjarje.
Vijon…