Plagosje me armë zjarri në Koplik, autori shpallet në kërkim

0

Një 32-vjeçar është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme pas një konflikti për motive të dobëta.

32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia është vendosur në ndjekje të autorit.

Sakaq, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Koplik/Informacion paraprak

Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik.
32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu