Shfaqi shenja nervozizmi/ Si u zbulua se shqiptari 27-vjeçar në Angli po transportonte drogë

0

ANGLI- Një person që transportonte drogë u kap me 1kg kanabis me vlerën e 10 mijë paund në Angli. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin shqiptar Aldo Buzi. Ai ishte duke drejtuar një furgon “Nissan” në autostradën A179 kur u kap me drogë nga policia në 21 janar.

Në momentin që Buzi u ndalua nga policia, sipas të dhënave nga oficeri u shfaq nervoz dhe tha se fugoni nuk ishte në pronësinë e tij. Pas kontrollit policia zbuloi 1 kg kanabis të fortë në çantën e tij.

Shqiptari nuk kishte një adresë fikse dhe Gjykata mësoi se ai kishte hyrë ilegalisht në vend. Buzi nuk kishte precedent të mëpashëm, ai u dënua me 4 muaj burgim pasi pranoi se qëllimi për të cilin po transportonte drogën e klasit B ishte furnzimi i klientëve. Ndësra pritet që Aldo Buzi të deportohet në Shqipëri pas vuajtjes së dënimit.

Gjykatësi i çështjes Chris Smith tha: Jam shumë i sigurt se jeni paguar për ta transportuar drogën. Kjo do të thotë se ju keni pasur një rol të rëndësishëm në këtë sjellje kriminale. Droga është e rrezikshme. Shkakton probleme të shëndetit mendor tek ata që e përdorin. Gjykata e sheh të rëndësishme që njerëzit që përfshihen në shitjen e kanabisit në këtë shkallë duhet të shkojnë në burg. Unë dyshoj se Home Office do të organizojë kthimin tuaj në Shqipëri në javët e ardhshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu