Plagosje me th*ikë në Durrës, detajet e para

0

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme pranë Shërbimit Zjarrfikës në Durrës, ku një person është plagosur me thikë pas një debati. Dyshohet se ai ka qenë nën efektin e alkoolit në momentin e konfliktit.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Policia po heton për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.