Plagosje me thikë në Gjirokastër/ 29-vjeçari në spital në gjendje kritike, 2 persona e sulmuan, Policia nis hetimet

0

Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00 në lagjen “11 janari” në afërsi të Shkolles së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër, ku i riu Lorenc Dida është sulmuar me thikë nga një person me iniciale P.K., i cili është shpallur në kërkim.

Një konflikt mes dy personave ka përfunduar me plagosjen me thikë të një 29-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së sotme rreth orës 12:00 në lagjen “11 janari” në afërsi të Shkolles së Mesme Pedagogjike në Gjirokastër, ku i riu Lorenc Dida është sulmuar me thikë nga një person me iniciale P.K., i cili është shpallur në kërkim. I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu