Plagosje me thikë në Sarandë, 43-vjeçari niset me urgjencë drejt spitalit

0

Një 38-vjeçar është shpallur në kërkim në Sarandë, pasi ka plagosur me thikë shtetasin me iniciale S. N., 43 vjeç.

Mësohet se pas ngjarjes 38-vjeçari është larguar menjëherë nga vendngjarja ndërsa i plagosur ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet prerës (thikë) një shtetas, shpallet në kërkim 38-vjeçari.
Vijon intesivisht puna për kapjen e tij.

Mëngjesit e sotëm, në ambientet e një lokali në Sarandë, dyshohet se shtetasi E. G., 38 vjeç, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. N., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 38-vjeçari i larguar menjëherë nga vendngjarja, është shpallur në kërkim nga shërbimet e Policisë. Vijojnë kontrollet, me qëllim kapjen dhe nxjerrjen e tij, përpara përgjegjësisë penale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme hetimore në lidhje me këtë rast.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu