Plagosja me thikë në Bllok, policia reagon pas tre ditësh: Ngjarja nuk është bërë publike sepse…

0

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me plagosjen me thikë që ka ndodhur para tre ditësh në një lokal në zonën e Bllokut. Policia në një njoftim shprehet se kjo ngjarje nuk është bërë publike për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve.

Ndërkohë njofton se janë shpallur në kërkim shtetasit M.H dhe E.H që qëlluan 27 herë me thike shtetasin E.Dorziu teksa motivet nuk dihen.

Edhe pse ngjarja ka ndodhur që të shtunën, policia ka reaguar vetëm sot.

Njoftimi:

Në lidhje me një lajm të publikuar në media, për një shtetas të plagosur me mjet prerës, në një lokal, në rrugën “Vaso Pasha”, ju sqarojmë se ngjarja nuk është fshehur, por për arsye hetimi, me qëllim identifikimin e autorëve, nuk është bërë publike. Në lidhje me këtë ngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, është punuar intensivisht për identifikimin e autorëve. Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë shpallur në kërkim shtetasit M. H., 27 vjeç dhe E. H., 27 vjeç, pasi kanë goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 40 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin, nën kujdesin e mjekëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu