Plagosje me th*ikë në Sarandë, ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të lënduarit

0

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë.Policia thotë se për motive të dobëta shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38.Fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sarandë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:10, në lagjen nr.1, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi D. R, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin M. D., 38, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu