Plagosje me thikë në Vlorë, autori në arrati

0

Një plagosje me thikë ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen “Pavarësia” në Vlorë. Policia e Vlorës ka nisur punën për kapjen e autorit 40-vjeçar.

Shkak i konfliktit dyshohet të jetë bërë një konflikt i castit, për motive të dobëta.

Për sa i përket të lënduarit, 23 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Referoi materiale në Prokurori dhe punon për kapjen e shtetasit 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 23 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.”,thuhet në njoftimin e policisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu