Plas grushti në mes të Majami-t/ Youtuber-i shqiptar përleshet me influencuesin britanik (Video)

0

Një sherr i ashpër ka ndodhur në një rrugë të Majamit mes një Youtuber-i shqiptar dhe një influencuesi britanik. Të dy tashmë kishin një grindje përmes rrjeteve sociale dhe kur u takuan e kthyen rrugën në ring.

Bëhet fjalë për britanikun HSTikkyTokky deh shqiptarin Jon Zherka. Në fakt, kur ka shpërthyer sherri, një mik i tij ka qenë me britanikun.

HSTikkyTokky është një britanik 22-vjeçar, i njohur gjerësisht për videot e tij për jetën e tij të përditshme. Ai zakonisht shfaq programe fitnesi dhe ushqimi për audiencën e tij në TikTok, ndërsa transmeton gjithashtu përmbajtjen e tij në platformën Kick. Nga ana tjetër Zherka është një YouTuber dhe personalitet në internet shqiptaro-kanadez.

Me sa duket, HSTikkyTokky ishte në një restorant në Miami ku ndodhej Zherka dhe të dy fillimisht u grindën. Youtuber-i po e shtynte influencuesin dhe më pas u përplasën fizikisht jashtë dyqanit në trotuar.

Në fakt britaniku është ai që gjakosi kundërshtarin e tij. Përleshja e tyre ka qenë aq e fortë sa janë hedhur në rrugë para makinave dhe janë goditur me njëri-tjetrin.

Mirëpo, më pas disa persona kanë ndërhyrë dhe i kanë ndarë. Videoja e sherrit që po bën xhiron e internetit është regjistruar nga dikush që ndodhej aty. Shqiptari ka të veshur pantollona të shkurtra të verdha teksa përleshet me britanikun.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu