Plas keq mes gazetares dhe pastorit të njohur. Akili Pano: “Fëmijët të mësojnë nga videot e tua se si masturbohesh”/ Gazetarja: Patriark i shpifur!

0

 

Ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” u fol në lidhje me temën e edukatës seksuale në shqoërinë shqiptare. Të ftuarit ishin nga fusha të ndryshme, si Profesori Edmond Tupja, pastori Akil Pano dhe gazetarja e seksit Zhaklin Lekatari. Në një moment gjatë debatit, lekatari u përplas keq me pastorin Pano pasi ky i fundit i tha: “Fëmijët të mësojnë nga ti duke parë videot në “Youtube” se si masturbohesh”. Pas kësaj deklarate, gazetarja e seksit u prek jashtë mase dhe iu kthye keq pastorit.

Ajo i tha:

Ju po flisni për turpin, jeni patriark i shpifur. Ju jeni kundër edukimit dhe më mjafton kaq. Në shekullin e XXI dhe një pastor flet kështu. Ju po më zhvlerësoni mua duke përdorur epitete seksuale. Kjo quhet hipokrizi. Sapo e bëri personale. Fëmijët le të mësojnë nga ti për masturbimin. Unë nuk besoj në përralla me zot, se nuk ka frikë nga vdekja si ju. Është më katolik se sa Papa. Pastori në Shqipëri më katolik se sa Papa, kjo është hipokrizi. Ju njoh nga buzëqeshja.
Ndërkohë pastori iu kthye:

Në rast se unë do të isha kundër edukimit, nuk do të isha këtu duke folur rreth kësaj teme. Fëmijët e mi nuk do të ishin me mastera. Jam kundër atij lloj edukimi pervers. Të risjellësh njerëzit brenda shpellës që njerëzit dhe feja është munduar ta largojë. Problemi i Zhaklin është se nuk dëgjon.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu