Plas keq në sallën e gjyqit, Veliaj kapet me Olsi Dadon

0

Përplasje të forta raportohet të jenë duke ndodhur në seancën gjyqësore ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxës si dhe biznesmenëve.

Burime për mediat bëjnë me dije se kryetari i Bashkisë së Tiranës ka “shpërthyer” ndaj prokurorit të Posaçëm Ols Dados, me kërkesën e të cilit sot Veliaj ndodhet pas hekurave.

Kryebashkiaku thuhet se i ka përmendur Dados “të mirat” që ia ka bërë duke i dhënë lejë ndërtimi, ndonëse aso kohe prokurori sipas kryetarit nuk i ka vlerësuar dhe  “s’ka mbetur i kënaqur”.

“Mbete i pakënaqur me lejet e ndërtimit, më the që do ta mbaj mend”, mësohet t’i ketë thënë Veliaj, teksa më tej i ka kërkuar që të heqë dorë nga çështja e tij, pasi është në konflikt interesi, në të kundërtën të rreshtohet me biznesmenët e tjerë të cilët akuzohen për korrupsion pasiv, pasi sipas organit të akuzës kanë dhënë ryshfet të Veliaj për të marrë fonde publike dhe leje ndërtimi.

“Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu”,mësohet t’i ketë thënë Veliaj prokurorit, ndërkohë që vëmendjen ia ka tërhequr gjyqtari Erion Bani, i cili i ka kërkuar kryebashkiakut të ulë tonin e zërit.