Plas keq! “Qen pazari”, Stresi paralajmëron ashpër Clevion: Rri mirë o idiot, se do hash dru prapë…

0

Pas sherrit të bujshëm mes reperit Noizy dhe Clevios ka ndërhyrë Stresi duke i bërë një paralajmërim këtij të fundit. Stresi i ka thënë Clevios se ai duhet të rrijë urt.

Kleviol Ahmeti ose i njohur ndryshe në Instagram, Clevio Serbiano, ka dalur nga burgu para disa ditësh duke u mbajtur në “arrest shtëpie”. Ai ka vendosur që këtë të fundit ta kalojë duke u futur “live” në Instagram. Clevio tha se para dy ditësh, reperi Stresi i ka shkuar në shtëpi dhe kanë shkëmbyer batuta dhe biseda të ndryshme sikur mos të kishte ndodhur asgjë. Së fundmi, Stresi ka paralajmëruar Clevion që të rrijë mirë e mos të rrijë duke argëtuar disa fëmijë në Tik Tok, dhe kjo deklaratë është dëgjuar edhe nga reperi Noizy.

“Rri mirë po të them, sillu mirë. Idiot! në vend të të mbarosh arrestin e shtëpisë e të bësh lekë të ecësh para ke zgjedhur një jetë mizerje. Na ke pasur në krah për çdo gjë deri në momentin e fundit. Të erdha të thash po vi të takoj, po po vi për mirë që t’i mbyllim muhabetet. Ti je duke argëtuar disa fëmijë aty në TikTok. Bo kot aty në TikTok sikur ça je duke fituar. Rri aty me gisht të thyer me qenin, Gangon. Ofendon njerëzit, i nxjerr foton e gruas dikujt tjetër e shan. Nuk po të kuptoj mo vëlla. Por mos bëj gabim me i marrë gjërat për dobësi. Se nuk i han kujt se kush je. Të kanë respektuar e gjithë Shqipëria. Disa prej meje, disa prej Aleksit”, është shprehur Stresi.

Gjithashtu reperi ka treguar se para sherrit ai ka biseduar personalisht me Noizyn, i cili i ka kërkuar që ta ndihmojnë Clevion.

“Kur po folja me Gelsin personalisht. A di për ça më vjen keq. Se mua po mu shan ropt e shtëpisë unë kurrë nuk merrem me një person. Kurse ai i shkreti më shkrujti, nuk është mirë djali, ndihmojeni. Prapë ai fliste mirë për ty. Në qoftë se ke bërë këngë apo thua besëprem për mua e ka vërtetuar familja ime dhe shoqëria ime. Po të më kishe dëgjuar mua që prej ditës që të kanë shkelur me këmbë, nuk do të kishin ndodhur gjithë këto gjëra. Unë jam munduar me gjithë shpirt, po ti ma fute me thikë mbas shpine sa dola nga shtëpia jote. Fillove prap duke sharë. Një burrë që hiqet burrë, ma thuaj çfarë bese ke ti. Se po dalim ne besëprema, negativa. Ri mirë o idiot, se do hash dru prap. Nuk jemi bashkë se un nuk rri me të pabesë. Do sillesh si qen pazari kur të lëshojmë ne. Sot nuk jam krenar për çfarë kam bërë kur kam qenë adoleshent. Nëqoftë se të duket vetja superior, si kjo kafe të kemi”, është shprehur Stresi.

Edhe pse Clevio dhe Noizy bënë sherr, reperi Stresi mbajti anën e këtij të fundit, i cili u shpreh se këtë situatë e kishte parashikuar. “Ca k**** doni me tregu live. Ju ta hani mu*tin, ju të live-it. Klevio ka bo çfarë ka merituar e dinë edhe vetë Klevio, se ja kam parashikuar meqë doni me ditë. Se më keni çuar 8000 mesazhe. Nuk mbroj kërkënd unë kur i shahet motra. Kam hy tri herë me i mbyll këto muhabete. Nuk është Klevioli i vetmi shokë i imi që goditet. Është i dyti, edhe pse, se s’më ka dëgjuar mua. Unë i kam lutë, mos e vëlla mos ia shaj motrën kërkujt. Lëri budallaqet. Rrini të qetë, mos u bini njerëzve në qafë. Mundohuni me i harru disa gjëra”, është shprehur Stresi në atë periudhë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu