Serbët që duan të hyjnë në Kosovë, nga 1 gushti do të pajisen me “dokument hyrje-dalje’

0

Me anë të një njoftimi, Qeveria e Kosovës tregon se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”.

Nga e hëna, shtetasit serbë që do të duan të hyjnë në Kosovë, do të duhet që të pajisen me një ‘dokument hyrje/dalje’ dhe jo me letrat e identifikimit. Me anë të një njoftimi, Qeveria e Kosovës tregon se qytetarët serbë, nga 1 gushti, sapo të hyjnë në Kosovë, do të pajisen me një dokument “hyrje/dalje”.

“Bazuar në vendimin e Qeverisë nga mbledhja e 85 e saj, ju rikujtojmë se nga data 1 gusht 2022, çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror të Republikës së Kosovës me dokument identifikimi personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë do të pajiset me Dokument Hyrje/Dalje,”- thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kosova brenda territorit të saj i bën të pavlefshme dokumentet e lëshuara nga autoritetet serbe, si masë reciprocitetit ndaj shtetit që nuk i njeh dokumentet identifikuese të lëshuara nga Kosova. Kështu që si shenjë barazie, qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të aplikojë reciprocitet ndaj qytetarëve të Serbisë, të cilët kur hyjnë në Kosovë do të pajisen me një fletëdeklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumenteve zyrtare të identifikimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu